Sipas raportit, prodhimi total i energjisë elektrike në vend arriti 394,972 MWh, me një strukturë që vazhdon të dominohet nga burimet hidrike.

Prodhimi nga hidrocentralet përbën pjesën më të madhe, me 57,419 MWh nga HEC-të me derivacion dhe 261,133 MWh nga HEC-të me rezervuar.

Prodhimi nga termocentralet (TEC) ishte relativisht i ulët, në masën 4,926 MWh, ndërsa prodhimi nga panelet fotovoltaike (PV) arriti në 71,494 MWh, duke reflektuar një rol gjithnjë e më të rëndësishëm të energjisë diellore në miksin energjetik.

Nga ana tjetër, ngarkesa totale në sistemin energjetik shqiptar në qershor 2025 ishte 597,6 GWh, duke shënuar një rritje prej 1,3 GWh krahasuar me qershorin e vitit të kaluar, kur ngarkesa totale ishte 596,3 GWh