Në Qendrën e Trajnimeve në Koplik, gra dhe vajza të zonave të veriut u bënë pjesë e një trajnimi për punimin e xhubletës, një iniciativë e mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës, dhe Inovacionit (MEKI) dhe UNESCO.

Ky projekt ka për qëllim transmetimin e njohurive bazë dhe teknike mbi punimin e xhubletës, një element unik i trashëgimisë kulturore shqiptare.

Trajnimet përqendrohen në mësimin nga fillimi deri në fund të procesit të punimit të xhubletës, duke synuar jo vetëm ruajtjen e kësaj pasurie të rrallë kulturore, por edhe fuqizimin ekonomik të grave dhe vajzave të zonave të veriut të Shqipërisë.

Përmes këtij projekti, ato pajisen me një aftësi që mund të shndërrohet në një profesion, duke krijuar mundësi të reja punësimi.

Aktiviteti vjen si pjesë e përpjekjeve për promovimin dhe mbrojtjen e traditave kulturore shqiptare, si dhe për përmirësimin e kushteve ekonomike të komuniteteve lokale