Friday, April 18, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIProcedura të reja për ndërtimin e infrastrukturës së sistemeve të gazit natyror

Procedura të reja për ndërtimin e infrastrukturës së sistemeve të gazit natyror

Qëllimi i këtyre rregullave është të përcaktojnë procedurat dhe kriteret për aplikimin, vlerësimin dhe dhënien e një miratimi për ndërtimin e përdorimin e tubacioneve dhe të infrastrukturës përkatëse për transmetimin e shpërndarjen e gazit natyror ose për lidhjen e sistemit shqiptar të gazit natyror me sistemet fqinje, të instalimeve të gazit natyror të lëngëzuar (GNL-së), të depozitave nëntokësore të gazit natyror, si dhe të linjave direkte. Sipas vendimit, çdo subjekt i themeluar në formën e shoqërisë aksionare, si dhe çdo bashkim i shoqërive, që zhvillon veprimtari tregtare sipas legjislacionit shqiptar, mund të aplikojë për marrjen e një miratimi për ndërtimin e përdorimin e infrastrukturës së sistemeve të gazit.

Kjo, në përputhje me rregullat që përcaktohen në këtë vendim, si dhe duke respektuar edhe kriteret e mosdiskriminimit, të trajtimit të barabartë e të transparencës. Po ashtu, çdo subjekt i huaj, që kërkon të paraqesë kërkesën për marrjen e një miratimi, sipas këtyre rregullave, duhet të krijojë në Shqipëri një filial, në formën e shoqërisë aksionare ose bashkimi të shoqërive. Kërkesa për pajisjen me miratim për ndërtimin dhe përdorimin e infrastrukturës së sistemeve të gazit paraqitet në ministrinë përgjegjëse për hidrokarburet. Vendimi parashikon se për vlerësimin e kërkesave dhe të dokumentacionit shoqërues, të paraqitura nga subjektet e interesuara krijohet një komision vlerësimi ad hoc.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ