Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREPrishtina feston me repertorin e zgjedhur të Ansamblit “Shota”

Prishtina feston me repertorin e zgjedhur të Ansamblit “Shota”

Ansambli Kombëtar i Kosovës “Shota” festoi fundvitin me këngë e valle të bukura tradicionale. E tërë trupa e AKKV “Shota” dhe drejtori artistik Ylber Asllanaj ishin angazhuar për të sjellë momente shumë të veçanta për publikun e Prishtinës në këtë fundvit. “Mbrëmë Ansambli “Shota” zgjodhi repertorin më të bukur për të festuar festat e fundvitit, duke vënë në pah vlerat tona kombëtare”, shkruhet në faqen online të Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sportit të Kosovës. Mbrëmja ishte e pasur me muzikë të bukur qytetare e shumë valle, duke filluar nga “Vallja Çame” për të kaluar në “Vallen e Peshkatarit” me koreografi të prof. Haki Mulliqit, e cila u rikthye në skenë pas 20 vitesh. AKKV Shota dhuroi atmosferë festive në sallën plot me publik, ku ka qenë i pranishëm mes artdashësve edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku etj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments