Një kompani amerikane bioteknike, “Nucleus Genomics”, ka lançuar një opsion të ri të fertilizimit in vitro (IVF) që u lejon prindërve të zgjedhin embrionet bazuar në profilet e tyre gjenetike – duke ofruar njohuri për gjithçka, nga rreziku i sëmundjes deri te ngjyra e syve.

Ky softuer i ri, i quajtur “Nucleus Embryo”, analizon ADN-në e embrioneve për deri në 900 kushte, duke përfshirë kancerin, sëmundjet e zemrës, diabetin, rreziqet e shëndetit mendor dhe tipare si, IQ, gjatësia ose ngjyra e flokëve.

Prindërit që përdorin këtë sistem mund të ngarkojnë të dhëna gjenetike nga deri në 20 embrione dhe të marrin një raport të detajuar duke i renditur ato bazuar në shëndetin, jetëgjatësinë dhe madje edhe pamjen e tyre të parashikuar.

Qëllimi, sipas kompanisë, është t’u japë prindërve mundësinë për të zgjedhur një embrion me perspektivën më të mirë të mundshme – për një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme.

Themeluesi i “Nucleus Genomics” tha se ky shërbim synon të vendosë vendimet shëndetësore në duart e njerëzve – para lindjes së fëmijës.

Por ideja e renditjes së embrioneve ka ndezur debate lidhur me shqetësimet për implikimet etike.

Kritikët paralajmërojnë se kjo mund të çojë në një formë moderne eugjenike, ku embrionet zgjidhen ose refuzohen bazuar në tipare si inteligjenca ose pamja.