Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEARSIMPrindërit do printojnë dëftesën direkt nga sistemi

Prindërit do printojnë dëftesën direkt nga sistemi

Gjatë prezantimit të arritjeve gjatë 2022 dhe objektivave në 2023, ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha se i gjithë sistemi parauniversitar do të informatizohet, ku në fund të këtij viti shkollor, prindërit do të mund të printojnë dëftesën direkt nga sistemi dhe se çdo muaj do të marrin një letër nga mësuesit për ecurinë e fëmijës së tyre. “Tesktet falas mbulojmë ciklin 9-vjeçar dhe 16 kategori në nevojë për arsimin e mesëm. Ne rritëm buxhetin që nga klasa e parë deri në 3-të t’i kenë tërësisht falas dhe jo për përdorim falas për shkak të moshës së vogël dhe shënimeve që ata bëjnë. Matura shtetërore, është shtuar provimi i informatizuar për mjekësi të përgjithshëm ku shkojnë nxënësit me mesataren më të lartë. I gjithë sistemii arsimit paraunivestitar do të jetë i informatizuar ,që nga kkurikulat, programet, notat dhe tashmë sistemi është aktiv. Në fund të këtij viti shkollor çdo prind të mund të printojë dëftesën direkt nga sistemi. Në fund të çdo muaj prindi do të marrën një letër për të gjithë ecurinë e fëmijës së tyre. Këshillimi i karrierës do të fillojë që në arsimin 9-vjeçar dhe do të jetë një shërbim me mësues të dedikuar por edhe i integruar në lëndë të ndryshme. Çdo gjimanz dhe mësues do të dijë se kush është në raport me standardet dhe me njëri-tjetrin përmes rankimit kombëtar”, tha Kushi. Lidhur me arsimin e lartë, për Kushin prioritet është ndërkombëtarizimi i universiteteve. “Ndërkombëtarizimi vijon të jetë prioriteti dhe bashkëpunimi me universitetet më të mira në botë duke rritur cilësinë e arsimit dhe bashkëpunimin e studentëve shqiptarë me ata jashtë përmes programeve të ndryshme. Gjithashtu prioritet është që në rankimet e universiteteve të jetë me ato ndërkombëtare dhe jo vetëm kombëtare për arritjen e standardeve më të mira të cilësisë së arsimit. Kredia studendore është një akt i arsimit të lartë, ku jemi drejt finalizimit duke dakordësuar me institucionet e arsimit të lartë ku do të jetë e rëndësishem për tarifat e masterit”, tha Kushi. RTSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments