Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar – korrik 2024 arritën rreth 8. 2 miliardë lekë, ose 9.39% më shumë se në periudhën janar – korrik 2023.

Sipas raportit të publikuar së fundmi nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 58.04% të totalit të tregut.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar – korrik 2024, pati një rritje prej 11.21% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 10.84% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Produkti Karton Jeshil në periudhën janar – korrik 2024 pati një rritje prej 1.86% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 20.06% krahasuar me periudhën janar – korrik 2023.

Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar – korrik 2024, pati një ulje 4.97% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar – korrik 2023. Edhe numri i kontratave u ul me 5.96%.