Pas një përpjekjeje të ministrit rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu për të sjellë nën komandën e tij të gjitha njësitë vullnetare ruse, kreu i ushtrisë ”Wagner”, Yevgeny Prigozhin, tha se ”forcat e tij do të refuzonin të nënshkruanin çdo kontratë qeveritare të këtij lloji”. Zëvendësministri i Mbrojtjes, Nikolai Pankov kishte njoftuar më parë se të gjitha këto njësi vullnetare do të duhet të nënshkruajnë një kontratë qeveritare deri më 1 korrik dhe se janë më shumë se 40 njësi të tilla, statusi ligjor i të cilave do të garantohej në këtë mënyrë. Lëvizja e Ministrisë së Mbrojtjes u pa si një përpjekje e qeverisë për të ushtruar kontroll mbi organizatën paraushtarake, e cila ka luajtur një rol kyç në luftën në Ukrainë. Në një skedar audio të postuar në kanalin e tij Telegram, Prigozhin me zemërim tha se ”Shoigu mund të marrë vendime për ministrinë dhe ushtarët. Por ministri nuk është në gjendje të udhëheqë trupat e ‘Wagnerit”. atsh
Prigozhin nuk u bindet urdhrave të Kremlinit
RELATED ARTICLES