Udhëheqësi i grupit mercenar “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, i konsideruar prej kohësh një aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin, por i cilësuar si tradhtar nga ai pasi udhëhoqi një kryengritje në fundjavë, pranoi se protesta kishte marrë jetë njerëzish. “Gjatë marshimit tonë, asnjë ushtar nuk u vra në terren. Na vjen keq që u detyruam të rrëzonim objekte fluturuese, por kjo ndodhi sepse na bombarduan,” tha ai. “Ne dolëm për të protestuar, jo për të rrëzuar autoritetet në vend”, tha 62-vjeçari në një mesazh zanor të shpërndarë sot në Telegram. Prigozhin nuk dha detaje për vendndodhjen e tij aktuale. Ai akuzoi sërish Ministrinë ruse të Mbrojtjes se ka bombarduar kampet ushtarake të mercenarëve të tij të premten. Sipas Prigozhin, ishin vrarë 30 luftëtarë “Wagner”, gjë që përveç asaj që ai tha se ishte qëllimi i ministrisë për të shpërbërë “Wagner”, ishte shkas për marshimin drejt Moskës. Prigozhin theksoi rolin e presidentit bjellorus, Aleksander Lukashenko për t’i dhënë fund kryengritjes. “Ai ka ndërmjetësuar një zgjidhje paqësore për të parandaluar gjakderdhjen në Rusi”, tha Prigozhin. Sipas Kremlinit, Prigozhin besohet se është larguar në Bjellorusi pas përfundimit të revoltës. atsh
Prigozhin: Kryengritja e “Wagner” ishte shenjë proteste
RELATED ARTICLES