Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEARSIMPrezantimi në ASH i revistave shkencore “Iliria” dhe “Monumentet”

Prezantimi në ASH i revistave shkencore “Iliria” dhe “Monumentet”

Në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë u bë paraqitja e periodikëve shkencorë “Iliria” dhe “Monumentet”, të vitit 2023. Veprimtaria e organizuar nga komisioni i historisë dhe arkeologjisë paraqiti rezultatet shkencore të botuara në këta dy periodikë shkencorë gjatë vitit 2023, në të cilët janë trajtuar edhe aspektet teoriko-metodologjike të mbrojtjes dhe restaurimit të monumenteve. Numri 62 i periodikut shkencor “Monumentet” i kushtohet njërës prej figurave themelore në fushën e vlerësimit, mbrojtjes, studimit dhe restaurimit të trashëgimisë kulturore, ark. Gani Strazimirit. Kryetari i komisionit të përhershëm të historisë dhe arkeologjisë pranë ASHSH, prof. Neritan Ceka, theksoi se studimet duhet të lidhen me problemet e arkeologjisë në terren dhe projektet e kërkimeve arkeologjike të vihen në shërbim të interesave të arkeologjisë shqiptare. Prezantimi i periodikut shkencor “Iliria” (viti 2023) u bë nga prof. asoc. dr. Belisa Muka, e cila e përcaktoi këtë revistë si një produkt të mirëfilltë të kërkimeve arkeologjike shqiptare, me një volum të madh dhe larmi tematikash, ku kanë zënë vend monumentet më të rëndësishme të arkeologjisë shqiptare. Prof. Klesta Qirici, drejtore e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, paraqiti disa çështje për periodikun shkencor “Monumentet” ku përmendi rëndësinë e tij për verifikimin e kritereve për restaurimin e monumenteve kulturore dhe artit. Në fund të takimit u diskutua mbi fushat e bashkëpunimit ndërmjet studiuesve të Institutit të Arkeologjisë dhe atyre të Institutit të Monumenteve përgjatë vitit akademik 2024.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments