Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri më 7-8 shtator. Lajmi është bërë me dije nga Presidenca, ku thuhet se Mattarella do të pritet me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave nga Kreu i Shtetit, Bajram Begaj. Po ashtu, Mattarella do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të tjerë të lartë. “Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj do të mirëpresë, në dt. 7-8 shtator 2022, Presidentin e Italisë, Sh. T. Z. Sergio Mattarella, i cili do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë. Kreu i Shtetit italian do të pritet me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave. Gjatë kësaj vizite, Presidenti Mattarella do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar”, thuhet në njoftimin e Presidencës.https://lajme.rtsh.al/artikull/presidenti-i-italise-vizite-zyrtare-me-7-8-shtator-ne-shqiperi-pritje-zyrtare-nga-presidenti-begaj