Presidenti i BBC-së, Richard Sharp, ka njoftuar dorëheqjen e tij pas një hetimi që zbuloi përfshirjen e tij në një marrëveshje kredie të marrë nga ish-kryeministri konservator, Boris Johnson. Një konflikt interesi i mbështetur nga kryeministri i atëhershëm, Boris Johnson u zbulua gjatë emërimit të Sharp në vitin 2021. “Unë mendoj se kjo çështje mund të ishte një shpërqendrim nga biznesi i transmetuesit, nëse do të qëndroja në detyrë deri në fund të mandatit tim,” tha Sharp, një ish-bankier, financier i konservatorëve si dhe një mik i Johnson. Sharp vepronte si ndërmjetës në lehtësimin e një kredie prej gati një milion dollarësh për ish-kryeministrin britanik, Boris Johnson, përpara se ky i fundit ta caktonte në krye të radios dhe televizionit shtetëror. Sipas raportit të publikuar sot, është konstatuar një shkelje e rregullave për emërimet në publik. Hetimi zbuloi rolin e Sharp si një ish-bankier, i cili e ndihmoi Boris të merrte hua 800 000 paund (906 000 euro), që ish-udhëheqësit të konservatorëve i duheshin për të mbuluar borxhet e familjes. Ish- kryeministri e vuri Sharp në kontakt me mikun e tij të vjetër, biznesmenin kanadez, Sam Blyth, një kushëri i largët i Johnson. Dorëheqja e Sharp do të hyjë në fuqi në fund të qershorit. Ministrja e Kulturës, Lucy Frazer tha se ajo e kupton dhe respekton vendimin e Sharp. atsh
Presidenti i BBC-së jep dorëheqjen pas një skandali me ish-kryeministrin Johnson
RELATED ARTICLES