Hungaria e kryeministrit, Viktor Orban do të marrë presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian për gjashtë muaj më 1 korrik, një perspektivë që shqetëson Brukselin, ku bllokimet e përsëritura në Budapest shqetësojnë më shumë se një shtet anëtar. Këshilli i BE-së mbledh të 27-ët në nivel ministror, në varësi të temave me të cilat duhet të merren. Ai drejtohet me radhë për gjashtë muaj nga një prej vendeve anëtare të BE-së. Dhe, nga Ukraina te shteti i së drejtës e deri te imigracioni, lista është e gjatë e subjekteve ku Hungaria ka vënë veton ose bllokuar një vendim për javë të tëra, gjatë diskutimeve brenda Këshillit. ”Rreth 40% e vendimeve të kërkuara nga BE-ja për Ukrainën janë të bllokuara”, tha ministri i Jashtëm lituanez, Gabrielius Landsbergis në Bruksel në fund të majit. Që atëherë, gjërat kanë përparuar pak, me Budapestin që më në fund ra dakord për hapjen zyrtare të negociatave të pranimit me Kievin, që do të nisin nesër. Por, ndihma ushtarake e BE-së për Ukrainën, që arrin në 6,6 miliardë euro, është ende e bllokuar. Dhe presidenca e ardhshme hungareze me sa duket nuk ka ndërmend të heqë veton e saj.
Presidenca e radhës e Hungarisë shqetëson Brukselin
RELATED ARTICLES