Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEPrerje e kundërligjshme e druve,në Shkodër

Prerje e kundërligjshme e druve,në Shkodër

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, si rezultat i punës në terren për krimet kundër mjedisit, ka goditur 2 raste të tjera të prerjes së kundërligjshme të druve për zjarr. Policia ka proceduar penalisht 2 shtetasit që u kapën teksa transportonin drutë e siguruar në kundërshtim me ligjin. Shtetasit A. P., 22 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër dhe N. P., 59 vjeç, banues në fshatin Omaraj, Malësi e Madhe, u kapën teksa transportonin me automjete, rreth 9 m3 dru për zjarr, të cilët ishin prerë në kundërshtim me ligjin. Sasia e druve dhe automjetet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”. Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër apelon për të gjithë qytetarët që të mos implikohen në veprimtari të kundërligjshme në dëm të mjedisit: si prerje të paligjshme të drurëve, ndërtime pa leje, marrje të kundërligjshme të inerteve, shpërdorim të tokës, ndotje të saj, të ujërave apo të ajrit, pasi kontrollet vijojnë pandërprerë edhe gjatë natës, dhe çdo tentativë do të konstatohet dhe do të goditet me forcën e ligjit. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments