“Arrëthyesi” bazohet në historinë e Hoffmann-it, “The Nutcracker and the Mouse King”, për një vajzë që miqësohet me një arrëthyes që kthehet në frymor, në vigjilje të Krishtlindjes dhe zhvillon një betejë kundër mbretit të keq, miut.
I kompozuar në stilin romantik, baleti përmban një sërë pjesësh muzikore të njohura gjerësisht. Një nga më të famshmit është Vallja e Zanës së Kumbullës së Sheqerit, e cila u shkrua posaçërisht për të përdorur një instrument të ri që Çajkovski kishte zbuluar në Francë të quajtur çelesta. Ai gjithashtu përfshiu instrumente lodrash në skenën e festës së Krishtlindjes.
Përveç baletit, suita “Arrëthyesi” mori vlerësime jashtëzakonisht entuziaste dhe u bë një tipar popullor në shfaqjet e koncerteve.
Baleti emblematik i Krishtlindjes, e sjell në Tiranë përrallën me fund të lumtur, në një produksion të ri në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, në datat 23, 24, 26, 27, 29, 30 dhjetor.