Sipas MHK, në vitin 1955 tensionet mes SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik u ulën për shkak të ndryshimeve politike dhe përpjekjeve për të shmangur konflikte të mëtejshme. Në këtë klimë, më 14 dhjetor 1955 Shqipëria dhe nëntë vendet e tjera u pranuan njëkohësisht në OKB si pjesë e një kompromisi mes Lindjes the Perëndimit për të shmangur bllokadat politike.
“Në të njëjtën kohë, qeveria shqiptare përpiqej të përmirësonte marrëdhëniet me Perëndimin, duke përdorur legatën franceze si kanal për t’i shprehur Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe gatishmërinë për të vendosur marrëdhënie diplomatike”, thuhet në postim.
Misioni shqiptar në Nju Jork i dha mundësinë qeverisë shqiptare për kontakte direkte me përfaqësues zyrtarë amerikanë, por në shkurt 1956 Departamenti Amerikan njoftoi se nuk kishte plane për të vendosur marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë.





