Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEARSIMPraktikat më të mira mjedisore në 25 shkolla publike

Praktikat më të mira mjedisore në 25 shkolla publike

Me mbështetjen e programit “BE për Bashkitë”, të financuar nga Bashkimi Evropian, bashkia Kamzë do të testojë praktikat më të mira mjedisore në 25 shkolla publike, ndërkohë që do të ngrihen 25 grupe ekologjike me pjesëmarrjen e 625 nxënësve, bëri të ditur sot delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë. Në Kamzë falë këtij programi parashikohet të bëhet pilotimi i praktikave të mira mjedisore në 25 shkolla. Po ashtu, parashikohet që të ketë rreth 20.000 studentë dhe banorë, më të informuar rreth ndarjes së mbetjeve. Gjithashtu, parashikohet krijimi i 25 grupeve ekologjike me pjesëmarrjen e 625 nxënësve. “BE për Bashkitë” është projekt i ri i financuar nga Bashkimi Evropian. Qëllimi tij është të mbështesë potencialin zhvillimor të bashkive dhe të përmirësojë kushtet socio-ekonomike dhe mjedisore të komuniteteve lokale në Shqipëri. Projekti synon trajtimin e problemeve kryesore që prekin cilësinë e jetës dhe perspektivat ekonomike të komunitetit duke i përafruar me standardet evropiane. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments