Saturday, September 21, 2024
HomeSOCIALEARSIMPraktika pune dymujore në ambasada apo MEPJ, aplikimet brenda 15 prillit

Praktika pune dymujore në ambasada apo MEPJ, aplikimet brenda 15 prillit

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, u ka bërë thirrje të gjithë të interesuarve të aplikojnë për të realizuar një praktikë dymujore pune në ministrinë që drejton. Në një postim në rrjetet sociale, Hasani thotë se praktika dy mujore pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të jep mundësi për të mësuar më shumë mbi politikën e jashtme, integrimin, sigurinë etj. “Kontribuo për vendin dhe nis karrierën tënde nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë.

Praktika dymujore, pranë MEPJ, të jep mundësinë për të mësuar më shumë mbi: politikën e jashtme, integrimin Evropian , sigurinë, diplomacinë ekonomike e publike si dhe mbi organizatat ndërkombëtare dhe rolit të Shqipërisë në çështjet globale. Afati i fundit i aplikimit është data 15 prill 2024”, shkruan Hasani, ndërsa publikon dhe videon me hapat që duhen ndjekur. “Jam i bindur që kontributi dhe angazhimi juaj do të jetë një vlerë e shtuar në punën tonë.”, përfundon Hasani. Të interesuarit duhet të dorëzojnë kërkesën brenda 15 prillit në adresën elektronike të ambasadës apo përfaqësisë diplomatike të vendit ku jetojnë. Në fund të praktikës do shpërndahen edhe certifikata.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments