Friday, October 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIPr/ligji për “Për vreshtarinë dhe verën” miratohet

Pr/ligji për “Për vreshtarinë dhe verën” miratohet

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, miratoi sot projektligjin “Për vreshtarinë dhe verën”. Të ftuar për shqyrtimin e këtij projektligji ishin zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Dhimitër Kote dhe Alban Mësonjësi, drejtor juridik. Zv.ministri Kote tha se, “ky projektligj ka për qëllim të përcaktojë vendosjen e rregullave për kultivimin e vreshtave që përdoren për prodhimin e verës, regjistrin e vreshtarisë, prodhimin, etiketimin, marketingun, potencialin e prodhimit dhe kontrollet e produkteve të verës në Republikën e Shqipërisë”. Sipas tij, qëllim është përshtatja e zhvillimi i këtij sektori me kërkesat dhe standardet e tregut ndërkombëtar, mbrojtjen e interesave të konsumatorëve, duke ruajtur një konkurrencë të drejtë ndërmjet prodhuesve dhe operatorëve të tjerë në sektorin e verës, dhe nxitjen e përmirësimit të cilësisë së produkteve. Gjithashtu komisioni zhvilloi një seancë dëgjimore me kandidaturat për anëtar të Bordit drejtues të Entit Rregullator të Energjisë (ERE). Dy kandidaturat, përkatësisht Eriola Sadushi dhe Julia Guga, paraqitën para anëtarëve të komisionit një përmbledhje të karrierës së tyre profesionale, si edhe parashtruan arsyet e kandidimit për këtë pozicion. Relatori i çështjes Anduel Tahiraj, në fjalën e tij u shpreh se kandidaturat plotësojnë kriteret e vendosura, për këtë pozicion. Pasi u votuan në komisionin, të dyja kandidaturat do t’i paraqiten seancës plenare për votim.https://ata.gov.al/2022/12/13/komisioni-per-veprimtarite-prodhuese-miraton-pr-ligjin-per-per-vreshtarine-dhe-veren/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments