Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIPr.ligj për privatizimin e objekteve të ish-ndërmarrjeve bujqësore

Pr.ligj për privatizimin e objekteve të ish-ndërmarrjeve bujqësore

Subjektet që disponojnë ndërmarrje bujqësore të braktisura do të privatizohen. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ka depozituar në Kuvend projektligjin “Për përfundimin e procesit të privatizimit të objekteve të ish-ndërmarrjeve bujqësore”, i cili finalizon këtë proces që zvarritet prej vitesh. Sipas draftit, gjatë kryerjes së procesit të privatizimit janë evidentuar shumë probleme që lidhen me zbatimin e kritereve të përcaktuara në ligj. Konkretisht rezultojnë rreth 1100 objekte, për të cilat nuk ka përfunduar procesi i privatizimit, objekte të cilat i përkasin ish- Ndërmarrjeve Bujqësore (NB) dhe ndërmarrjeve bujqësore të braktisura. Referuar projektligjit, objektet e mbetura pa përfunduar procesin e privatizimit mund të jenë në fazat kur për një pjesë ka përfunduar procesi i likujdimit, për disa mund të jetë nënshkruar kontratë shitje, por pa formën e kërkuar nga ligji (të lidhura para noterit) dhe për disa objekte megjithëse janë kryer pagesat nuk është nënshkruar kontrata e shitjes. Projektligji përcakton institucionet që do të kenë si detyrë përfundimin e këtij procesi dhe parashikon zgjidhjen e problematikave që kanë dalë në pah deri më tani. Sipas draftit, subjektet paraqesin në Ministri kërkesën për përfundimin e procesit, e cila i kërkon Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor, sipas qarkut ku ndodhet objekti për të cilin është bërë kërkesa për përfundimin e procesit të privatizimit.http://ata.gov.al/2022/12/22/ministria-e-bujqesise-pr-ligj-per-privatizimin-e-objekteve-te-ish-ndermarrjeve-bujqesore/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ