Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu deklaroi sot se “pas rinovimit të plotë të 20 spitaleve dhe 340 qendrave shëndetësore, buxheti 2024 mbështet rikonstruksionin e 60 qendrave shëndetësore dhe ambulancave, pjesë e programit madhor të rikonstruksionit 2023-2024”. Gjatë shqyrtimit në parim të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2024” të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, Koçiu tha se “kantieret në sektorin e shëndetësisë do të vijojnë të mbeten të hapur edhe në 2024, rrjedhojë direkte e investimeve dhe ndërhyrjeve kapitale të parashikuara në projektbuxhet”. Koçiu bëri të ditur se “me buxhetin e 2024 do të financohen fillimi i punimeve për rikonstruksionin e Spitalit Psikiatrik Elbasan, blerja e pajisjeve mjekësore të teknologjisë së lartë në kuadër të fuqizimit dhe modernizimit të diagnostikës në spitalet publike, fillimi i punimeve për rikonstruksionin dhe mobilimin me pajisje të reja të godinës qendrore të Spitalit Rajonal Gjirokastër”. “Po ashtu do të financohet fillimi i punimeve për rikonstruksionin dhe mobilimin me pajisje të reja të godinës qendrore të Spitalit Rajonal Korçë, fillimi i punimeve për ndërtimin e godinës së re të back-up të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, përfundimi i Spitalit Ditor në QSUT, rehabilitimi i Spitalit Onkologjik, etj.”, tha Koçiu.
Pr/buxheti 2024: Rikonstruksion 60 qendrave shëndetësore dhe ambulancave
RELATED ARTICLES