Pikërisht në ditët kur po zhvillohet një grevë kombëtare e mjekëve portugezë, më 5 dhe 6 korrik, dhe sistemi shëndetësor kombëtar vazhdon të tregojë se nuk është gjithmonë i aftë t’u përgjigjet nevojave të popullatës, mbërrijnë lajme që tashmë po shkaktojnë diskutime dhe alarmojnë urdhrat e profesionistëve dhe sindikatave. Sipas njoftimeve për shtyp, Ministria e Shëndetësisë ka qenë në bisedime prej të paktën një muaji me Havanën për rekrutimin e 300 mjekëve kubanë, për të punuar në shëndetin publik në Portugali. Për këtë, ministria, e cila konfirmon synimin e saj për të importuar mjekë të huaj, pavarësisht se nuk ka konfirmuar shtetësinë e tyre, i ka kërkuar tashmë Ministrisë së Arsimit dhe Urdhrit Kombëtar të Mjekëve që të lehtësojnë procedurat për njohjen e kualifikimit dhe regjistrimin e tyre. Sindikatat u përgjigjën menjëherë se ky punësim masiv nuk zgjidh mangësitë e sistemit shëndetësor kombëtar. Presidenti i Urdhrit tha se nuk ka asgjë kundër ardhjes së mjekëve nga jashtë, ndërsa paralajmëroi procedura të nxituara që mund të dëmtojnë si cilësinë dhe sigurinë e shërbimit, ashtu edhe parimin e barazisë. Ai kujtoi se në Portugali janë të paktën 50 mjekë ukrainas në pritje të njohjes së tyre. Në vitin 2009, kur ministri aktual Manuel Pizarro ishte nënsekretar i Shëndetësisë, Portugalia kishte kërkuar disa dhjetëra mjekë kubanë. Nëse ky punësim prej 300 profesionistësh do të realizohej, pas spanjollëve dhe brazilianëve, në institucionet shëndetësore portugeze, kubanezët do të kalonin numrin e mjekëve italianë që operojnë në vend dhe që aktualisht numërojnë 227. atsh
Portugalia vuan mungesën e mjekëve, merr 300 kubanezë
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on