Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEPortofoli zviceran për arsimin profesional nis fazë të re deri në 2027

Portofoli zviceran për arsimin profesional nis fazë të re deri në 2027

Një bashkëpunim i ri filloi sot mes dy projekteve për arsimin dhe formimin profesional të financuara nga Zvicra dhe të zbatuara nga UNDP dhe Swisscontact në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë. Projektet e Programit të Zhvillimit të Aftësive për Punësim (SD4E) dhe Skills for Jobs (S4J) kanë përafruar tashmë kuadrin e tyre të aktiviteteve dhe do të integrojnë më tej mbështetjen e tyre për sektorin e arsimit profesional në Shqipëri. Ky portofol i përbashkët do të sigurojë që ndërhyrjet të krijojnë sinergji për më shumë ndikim. “Jam i lumtur që jemi sot këtu të gjithë së bashku për të festuar fillimin zyrtar të të dy projekteve dhe ju uroj suksese në zbatimin e tyre. Falë bashkëpunimit të plotë ndërmjet SD4E dhe S4J, shpresojmë të realizojmë sinergji të mëtejshme duke synuar një transferim të qëndrueshëm të arritjeve tona të përbashkëta”, tha Philipp Arnold, Zëvendës Shef i Misionit në Ambasadën e Zvicrës. Monica Merino, Përfaqësuesja e Përhershme e PNUD-it tha se, “ky rrugëtim i suksesshëm dhe sfidues drejt ndryshimit sistematik në fushën e zhvillimit të aftësive profesionale nuk ka përfunduar ende, por është dhënë një kontribut i rëndësishëm. Disa procese janë duke u zhvilluar për të siguruar që rezultatet të jenë të qëndrueshme dhe të përmirësohen më tej, si dhe të transferohen njohuritë dhe ekspertiza. Kjo është arsyeja pse është një mundësi e shkëlqyer për dy projektet tona që të vazhdojnë të kontribuojnë në nivelin e politikave dhe të ofrimit. Falënderojmë Ministrinë e Financave për partneritetin dhe qeverinë zvicerane për angazhimin e gjatë thelbësor”. “Në Swisscontact, vlerat tona thelbësore janë të lidhura ngushtë me partneritetin e vazhdueshëm me sektorin privat. Përfshirja e tyre aktive shërben si garanci për arsim dhe trajnim profesional me cilësi më të lartë (AFP) dhe është thelbësore në avancimin e agjendës së kapitalit njerëzor të Shqipërisë”, tha Cuan Opperman, Drejtori i Swisscontact Albania.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments