Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIPortofoli i kredisë për individët u rrit në 262 miliardë lekë

Portofoli i kredisë për individët u rrit në 262 miliardë lekë

Portofoli i kredisë për individët tashmë ka arritur në vlerën prej 262 miliardë lekësh. Banka e Shqipërisë bën të ditur se, me bazë vjetore, kredia për individët u rrit me 11.8% ndërsa në muajin dhjetor 2022, kredia e re për individët arriti vlerën e 85 miliardë lekëve, në rritje me 10% krahasuar me dhjetor 2021-shin. Sipas BSH-së, rritja e kredisë për individët është mbështetur kryesisht nga financimet për blerjen e pasurive të paluajtshme dhe rritja e fortë e çmimeve në këtë treg. Gjithashtu, portofoli i individëve po shënon edhe peshën më të lartë specifike të regjistruar ndonjëherë në kredinë totale të ekonomisë, peshë që ka arritur në 36.7%, nga 35.1% që kishte qenë në vitin 2021. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments