Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIPorti i ri tregtar në Durrës

Porti i ri tregtar në Durrës

Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës Belinda Balluku, e cilësoi projektin për ndërtimin e portit të ri tregtar të Durrësit në Porto Romano, një investim që jetëson bashkëpunimin rajonal dhe prioritetin e BE-së për Ballkanin Perendimor. Projekti integron hekurudhën Durrës-Prishtinë dhe portet e thata në Kosovë e Maqedoninë e Veriut. Gjatë një interviste televizive, Balluku theksoi se “Porti i Durrësit është një projekt i integruar që do t’i shërbejë jo vetëm nevojave të vendit por do të akomodojë edhe kërkesat për bashkëpunim tregtar me Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, me dy portet e thata që do të ndërtohen në këto dy vende”. “Sot 30% e mallrave që vijnë në portin e Durrësit janë të destinuara për Kosovën”, tha ministrja. Ajo vuri në dukje se, ndërkohë studimi i fizibilitetit për hekurudhën e re Durrës-Prishtinë do të bashkëfinancohet nga dy qeveritë. “Kjo hekurudhë, nuk i përket asnjë korridori por është me vlerë të madhe kombëtare për shkak të lidhjes me Portin e Durrësit”, u shpreh Balluku. Duke u ndalur në ecurinë e punimeve në disa vepra të rëndësishme infrastrukturore, ministrja shpjegoi se, “në rrugën e Arbrit po punohet në segmentin e Qafë Buallit, ndërsa sfidë mbetet tuneli i Murrizit që paraqitet me probleme gjeologjike. Kjo rrugë përfundon në 2023”. Ndërsa, sipas saj, tuneli i Llogorasë po vijon dhe në fund të muajit shkurt tuneli do të jetë i hapur. Balluku bëri të ditur se, tashmë është fituar një grant nga BE për ndërtimin e hekurudhës, Vorë- Han i Hotit që i shërben transporit tregtar dhe publik dhe është pjesë e korridorit 8.https://ata.gov.al/2022/12/12/balluku-porti-i-ri-tregtar-ne-durres-jeteson-bashkepunimin-rajonal/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments