Sipas të dhënave zyrtare, janë përpunuar gjithsej 128,213 TEU (Njësi Konteinerike), duke reflektuar një rritje prej 9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Kjo rritje dëshmon për performancën e lartë të terminalit në ofrimin e shërbimeve ndaj operatorëve logjistikë dhe tregut rajonal, duke e konsoliduar më tej rolin e Portit të Durrësit si një nyje kyçe për qarkullimin e mallrave në rajon.
Me kapacitete në zgjerim dhe përmirësim të infrastrukturës, Porti i Durrësit po vazhdon të rrisë standardet e shërbimit dhe të tërheqë gjithnjë e më shumë flukse tregtare ndërkombëtare.