Në kompleksin portual Durrës-Porto Romano janë rritur me 45% volumet e mallrave të përpunuara. Autoriteti Portual Durrës bëri sot të ditur se “muaji i parë i viti ka nisur me fluks mallrash të transportuara në rrugë detare në kompleksin portual Durrës – Porto Romano”. “Mbi gjysmë milion tonë mallra u përpunuan vetëm në muajin janar ose 45% më shumë se janari i 2023, duke evidentuar kështu rolin e rëndësishëm të kësaj nyje detare për ekonominë e vendit”, theksoi APD.
Me vënien në funksion të sistemit operativ online Navis 4, ofrohet një standard i ri pune në fushën e përpunimit të kontejnerëve në portin e Durrësit. Porti i Durrësit është më i madhi në vend. Anijet tregtare që transportojnë mallra nga dhe drejt Durrësit kanë lundruar deri tani drejt 67 porteve në 24 vende të botës.