Porti i Durrësit ka përpunuar rreth 1.9 milionë tonë mallra gjatë gjysmës së parë të vitit 2025, duke shënuar një rritje prej 3,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Kjo rritje tregon për një dinamikë pozitive në zhvillimin e tregtisë detare dhe nënvizon rolin strategjik të kompleksit portual Durrës–Porto Romano në ekonominë kombëtare.
Rritja e volumeve të përpunuara në kalata e pozicionon portin si një nyje të rëndësishme për transportin rajonal dhe më gjerë në Mesdheun Lindor