Porti i Durrësit ka ruajtur edhe gjatë vitit 2025 rolin e tij si qendër kryesore e transportit detar të pasagjerëve në Shqipëri.

Gjatë periudhës janar-dhjetor të vitit që lamë pas janë përpunuar gjithsej 792,023 udhëtarë.

Nga ky total, 389,543 pasagjerë mbërritën në port, ndërsa 402,480 nisën udhëtimin drejt destinacioneve të ndryshme.

Sipas Autoritet Portual të Durrësit, fluksi i pasagjerëve shënoi rritje të dukshme gjatë sezonit turistik veror, sidomos në linjat ndërkombëtare drejt Italisë.

Autoritetet e portit theksojnë se këto shifra konfirmojnë rëndësinë e Portit të Durrësit në mbështetje të lëvizjes së qytetarëve, zhvillimit të turizmit dhe forcimit të lidhjeve detare rajonale.