Friday, April 18, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTPopovic, sportisti më i mirë i Ballkanit

Popovic, sportisti më i mirë i Ballkanit

Notari rumun ,David Popovici është fituesi i edicionit të 49-të të anketës së agjencisë bullgare të lajmeve, BTA për sportistin e vitit 2022. Në edicionin e 49-të të sondazhit në vitin 2022 morën pjesë agjencitë kombëtare të lajmeve nga rajoni BTA (Bullgari), ANA-MPA (Greqi), AGERPRES (Rumani), AA (Turqi), TANJUG (Serbi), MINA (Mali i Zi), MIA (Maqedonia e Veriut), HINA (Kroaci), FENA (Bosnje-Hercegovinë) dhe Agjencia Telegrafike Shqiptare. Popovici, 18 vjeç, ka marrë 64 pikë në sondazh. Ai fitoi titujt botërorë dhe evropianë në 100 m dhe 200 m stil i lirë për meshkuj dhe vendosi një rekord të ri botëror në 100 m stil i lirë. Popovici gjithashtu fitoi gjithsej 10 medalje të arta në Kampionatin Botëror dhe Evropian për të rinj, dhe në fillim të javës ai u emërua edhe notari më i mirë i Evropës për sezonin. I dyti, me 61 pikë, ishte kampioni i Wimbledon-it, Novak Gjokoviç (Serbi). I treti u rendit mesfushori i njohur kroat, Luka Modriç. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ