Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREPolonia,Lituania përforcojnë kufijtë me Bjellorusinë

Polonia,Lituania përforcojnë kufijtë me Bjellorusinë

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki dhe presidenti lituanez Gitanas Nauseda njoftuan se po rrisin sigurinë në kufijtë e tyre me Bjellorusinë pas një takimi të sotëm. Të dy vendet kanë kufij me Bjellorusinë, një aleat i Rusisë dhe një mbështetës i luftës së presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë. Një pjesë e ushtrisë mercenare të Rusisë Wagner janë të vendosura tani në Bjellorusi, duke rritur frikën në kufij, ndërsa lideri bjellorus Alexander Lukashenko akuzohet gjithashtu për kontrabandë refugjatësh në Poloni. Morawiecki dhe Nauseda u takuan në qytetin kufitar polak të Suwalki. Të martën, dy helikopterë ushtarakë bjellorusë shkelën për pak kohë hapësirën ajrore polake. “Këto provokime do të përsëriten, nuk kam asnjë dyshim”, tha Morawiecki. Ai shtoi se ”Polonia po mbronte qytetarët e saj duke dërguar më shumë ushtarë, roje kufitare dhe policë në kufi dhe duke forcuar fortifikimet kufitare”.atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments