Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREPolonia përfituesja më e madhe e Fondi Evropian të Paqes

Polonia përfituesja më e madhe e Fondi Evropian të Paqes

Polonia do të bëhet vendi që do të përfitojë më shumë nga fondet e BE-së, që kompenson shtetet që kanë dërguar pajisje ushtarake në Ukrainë, tha sot kryeministri polak, Mateusz Morawiecki. Morawiecki shtoi se Polonia do të merrte 300 milionë euro nga Fondi Evropian i Paqes. BE-ja krijoi fondin për të financuar blerjet ushtarake për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet kundër pushtimit rus dhe të kompensojë anëtarët e BE-së që i kanë dorëzuar disa nga armët e tyre Kievit. “Së shpejti do të marrim një kompensim me vlerë rreth 300 milionë euro dhe Polonia do të jetë përfituesja më e madhe e fondit të armëve të BE-së”, shkroi Morawiecki në Facebook. “Për të zëvendësuar armët e dorëzuara në Ukrainë, ne do të jemi në gjendje të blejmë armatime, municione moderne dhe të krijojmë linja të reja prodhimi dhe të investojmë në industrinë polake të armëve”, tha Morawiecki. Të premten e kaluar, pas përfundimit të një samiti të BE-së, Morawiecki njoftoi se Polonia do të merrte kompensim nga BE-ja për armët që i ka dhënë Ukrainës. Polonia pritet të marrë 300 milionë euro dhe 500-600 milionë euro shtesë në muajt në vijim. Polonia i ka dhënë Ukrainës një numër të konsiderueshëm të tankeve të saj T-72 të epokës sovjetike, si dhe ”Howitzer” vetëlëvizës dhe municione. Kohët e fundit, Varshava mori një vendim për t’i dorëzuar Kievit katër nga MiG-29 e saj të epokës sovjetike, duke u bëre kështu vendi i parë që i ofron Ukrainës avionë ushtarakë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments