Zëvendëskryeministri i Polonisë, Jacek Sasin tha se vendi i tij ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për sigurinë e energjisë dhe shtoi se do të vazhdojnë të nxjerrin qymyr për shumë vite për sa kohë që është baza e sigurisë së energjisë. Duke folur për “Radion e Polonisë”, Sasin tha se Polonia është vend i sigurt për investime. Ai foli për marrëveshjet e centralit bërthamor me Korenë e Jugut dhe SHBA-në dhe vuri në dukje se këto marrëveshje përbëjnë shembull se Polonia është vend i besueshëm. Sasin theksoi se për shkak të luftës Rusi-Ukrainë është përjetuar krizë energjetike. “Periudha e krizës energjetike nënkupton se shteti duhet të ndërhyjë në mekanizmat e tregut. Në të kundërtën çmimi i energjisë për konsumatorët individualë dhe bizneset bëhet aq i lartë saqë kjo bëhet e papërballueshme. Për këtë arsye kemi marrë masat e nevojshme”, tha ai. Ai tha se kanë ndërmarrë hapa për të siguruar gjetjen në çdo vend për qymyrin që nevojitet. “Menjëherë pas shpërthimit të luftës filluam të rrisim importet e qymyrit përmes kompanive që i përkasin shtetit. Do të vazhdojmë të nxjerrim qymyr për shumë vite për sa kohë që është baza e sigurisë së energjisë. Edhe qeveritë lokale kontribuojnë në shpërndarjen e qymyrit në vend. Po hidhen hapat e nevojshëm”, tha Sasin. Qymyri zë një vend të rëndësishëm në shportën e energjisë së Polonisë e cila ka ndalur plotësisht blerjen e gazit natyror nga Rusia. Zyrtarët polakë të cilët akuzohen se nuk kanë ndërmarrë hapa në përputhje me objektivat e klimës, mbrojnë idenë se shqetësimet për emetimet duhet të shtyhen në periudhën e krizës dhe se ata janë besnikë ndaj objektivave.https://ata.gov.al/2022/11/21/fokus-polonia-mbron-perdorimin-e-qymyrit-per-sigurine-e-energjise/
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on