Polonia do t’i kërkojë Komisionit Evropian të pezullojë gjobën ditore prej 1 milion euro të vendosur ndaj saj për moszbatim të urdhërit të Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian, deklaroi sot ministri i vendit për Çështjet e BE-së, Szymon Szynkowski vel Sek. Komisioni Evropian ka vazhduar me mbledhjen e këstit të shtatë të gjobave prej 30 milionë eurosh, të cilat mbulojnë periudhën nga 28 qershori deri më 27 korrik të këtij viti. Gjoba u vendos pasi Polonia nuk respektoi vendimin e Gjykatës së Drejtësisë së BE-së, verën e vitit 2021, që kërkonte pezullimin e Dhomës Disiplinore dhe dispozitave të mëtejshme të ligjit polak që prekin pavarësinë e gjyqësorit. Komisioni Evropian i kishte kërkuar gjykatës që të vendoste një gjobë ditore prej 1 milion euro ndaj Polonisë për sa kohë që masat e vendosura me urdhër të gjykatës nuk do të zbatoheshin plotësisht. Por, Polonia e ka kundërshtuar gjobën, duke thënë se legjislacioni i majit, i cili u prezantua nga presidenti Andrzej Duda, që shfuqizoi dhomën, nënkuptonte se ato nuk ishin më të justifikuara. “Për momentin, kemi të bëjmë me periudhën e parë të vlerësimit nga Komisioni Evropian pas hyrjes në fuqi të të ashtuquajturit ligji presidencial”, tha Szynkowski vel Sek. “Prandaj, në ditët në vijim, ndoshta këtë javë, do të paraqesim një kërkesë për pezullimin e këtyre dënimeve”, shtoi ai. Sipas tij, Polonia e kishte përmbushur detyrimin e saj me këtë ligj dhe se nuk kishte asnjë arsye për të vendosur këto dënime. Mosmarrëveshja për mbylljen e Dhomës Disiplinore dhe ndryshimet e tjera në sistemin gjyqësor polak, të cilat Brukseli i konsideron si dëmtues për ligjin e së drejtës në Poloni, ka hedhur hije mbi marrëdhëniet Poloni-BE duke çuar në ngrirjen e aksesit të Polonisë në fondin miliarda eurosh të rimëkëmbjes pas pandemisë.http://ata.gov.al/2022/11/02/varshave-polonia-i-kerkon-be-se-pezullimin-e-gjobes-ditore-prej-1-milion-euro/
Polonia i kërkon BE-së pezullimin e gjobës ditore prej 1 milion euro
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on