Ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Błaszczak njoftoi vendosjen e një task force ushtarake me detyra stërvitore në kufirin me Bjellorusinë. “Emri i koduar është Rengaw”, tha Błaszczak “Detyra e ushtarëve do të jetë stërvitja e ushtrisë polake këtu në terren, në provincën Podlaskie Voivodeship dhe të formimi i një rezerve në rast se situata në kufirin polak-bjellorusi përkeqësohet,” tha ministri gjatë një vizite në Poloninë lindore, ku ushtarët e ushtrisë polake shërbejnë në mbështetje të rojes kufitare. “Nuk ka dyshim se regjimi bjellorus bashkëpunon me Kremlinin dhe sulmet në kufirin polak kanë për qëllim destabilizimin e vendit tonë. Por, jam i bindur se ky operacion do të dështojë, falë shërbimit të ushtrisë polake dhe forcimit të kufiri”t, tha Błaszczak. Ministri theksoi se natyra e kësaj task force ushtarake është stërvitja dhe mbrojtja. “Sipas propagandës së Kremlinit, ushtria polake po mblidhet në kufi. Kjo është e vërtetë, por ushtria polake po mblidhet për të penguar agresorin”, tha ai. ATSH
Polonia dërgon një ekip trajnimi në kufirin me Bjellorusinë
RELATED ARTICLES