Përfaqësuesit e qeverisë nga Polonia, Danimarka dhe Norvegjia kanë hapur tubacionin e ri baltik, që do të çojë gazin natyror nga Norvegjia përmes Danimarkës në Poloni. “Epokës së dominimit të gazit rus po i vjen fundi, një epokë e prekur nga shantazhet, kërcënimet dhe detyrimet”, deklaroi sot kryeministri polak, Mateusz Morawiecki në përurimin simbolik të stacionit të kompresorit “Baltic Pipe”, në Goleniow. Deri më tani, Rusia ka qenë furnizuesja më e rëndësishme e gazit natyror për shumë vende evropiane. Furnizimet përmes gazsjellësit “Nord Stream 1” në Gjermani janë reduktuar në zero pas pushtimit rus të Ukrainës. “Një epokë e re e sovranitetit dhe lirisë së energjisë po fillon. Solidariteti mund ta bëjë kontinentin më të sigurt”, shtoi ai. “Kjo ditë shënon një hap vendimtar gjeopolitik për të gjithë ne”, tha kryeministrja daneze, Mette Frederiksen. “Presidenti rus, Vladimir Putin synon të ndajë Perëndimin, por nuk po ia del”, tha ministri norvegjez i Naftës dhe Energjisë, Terje Aasland. “Baltic Pipe”, tubacioni baltik është një degëzim 900 kilometra i gjatë i gazsjellësit ekzistues “Europipe II”, i cili kalon nga Norvegjia përmes Detit të Veriut në shtetin gjerman të Saksonisë së Poshtme. Në të ardhmen, gazi natyror norvegjez mund të transportohet edhe në lindje përmes tubacionit Baltik. Kostot e projektit të ndërtimit arrijnë në 1,6 miliardë euro (1,54 miliardë dollarë).https://ata.gov.al/2022/09/27/varshave-polonia-danimarka-dhe-norvegjia-hapin-tubacionin-e-ri-te-gazit-ne-baltik/
Polonia, Danimarka dhe Norvegjia hapin tubacionin e ri të gazit në Baltik
Recent Comments
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on