Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIPoligoni i parë publik në Fushë-Prezë

Poligoni i parë publik në Fushë-Prezë

Poligoni i parë publik i testimit praktik për Leje Drejtimi dhe Qendra e parë Edukative Digjitale e Simulimeve Virtuale për Leje Drejtimi, në Fushë-Prezë, Tiranë, është investim i qeverisë shqiptare, përmes Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Publik. Objekti i ri brenda kësaj qendre do të kthehet në një hapësirë të teknologjisë më të fundit të simulatorëve mbi drejtimin e mjetit, pikë takimi për aktivitete edukative me moshat e reja si edhe stacion trajnimesh profesionale të sektorit të Leje Drejtimit. Projekti parashikon e-Monitorim ajror por edhe brenda në kabinë, live gjatë provimit, kompleks funksional ditën e natën, eficiencë energjitike e karikim mjetesh elektrike me energji diellore, parkime ndihmëse, sinjalistikë e mjete simulimi, instalime bashkëkohore dhe ambiente pritjeje. Kjo vepër e re shumëdimensionale, me një sipërfaqe rreth 6000 m2 do të shërbejë edhe për Programe Edukative të Sigurisë Rrugore, orë Këndi Trafiku dhe Aktivitete Mësimore shtesë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments