Në kuadër të nismës “Policimi në komunitet”, nxënësit e shkollës shkollës 9-vjeçare “Ali Demi” së bashku me punonjësit e Komisariatit Nr. 1 u kujdesën sot për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor në kryeqytet. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla tha se kjo nismë në ditët në vijim do të shtrihet në të gjitha komisariatet e Tiranës. Kjo nismë synon përmirësimin e sistemit të kontrollit rrugor, duke synuar krijimin e një kulture të re në qarkullimin e mjeteve dhe të qytetarëve dhe sidomos në menaxhimin e sigurisë rrugore. Policimi në komunitet nënkupton ndërtimin e një marrëdhënieje besimi ndërmjet policisë dhe njerëzve. Përmirësimi i sigurisë dhe cilësisë së jetës për të gjithë, ndodh kur të gjitha segmentet e shoqërisë bashkëpunojnë për të parandaluar dhe luftuar krimin.
“Policimi në komunitet”: Nxënësit kujdesen për zbatimin e rregullave të qarkullimit
RELATED ARTICLES