Sunday, October 20, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAPolicia vazhdon kërkimin për armë në veri të Kosovës

Policia vazhdon kërkimin për armë në veri të Kosovës

Një sërë kontrolle e bastisje janë kryer nga Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, pas sulmit të 24 shtatorit që ndodhi në Banjskë të Komunës së Zveçanit, bastisje këto që po vazhdojnë edhe sot.

Zëvendësdrejtori i policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani i ka thënë KosovaPress-it, se deri tash nuk ka të arrestuar.

“Rreth orës 10:00 kemi nis bastisje në veri të Kosovë, me qëllim të indetifikimit dhe sekuestrimit të armëve dhe deri tash nuk ka të arrestuar. Ndërsa, lidhur me atë se cka është gjetur në këto bastisje, do të iu informojmë më vonë”, tha ai.

Ai nuk dha detaje se ku aktualisht po kryhen këto bastisje. Ditëve të kaluara u kryen bastisje të tjera në lokacione të ndryshme, e që të gjitha ato u kryen nën dyshimet se ka ndërlidhje me sulmin në Banjskë, më 24 shtator kur edhe u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku e plagos një koleg i tij. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments