Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEPolicia shton praninë në akset rrugore

Policia shton praninë në akset rrugore

Policia e Shtetit njoftoi sot se ka rritur prezencën e shërbimeve për të parandaluar aksidentet rrugore si pasojë e motit të keq. Policia e Shtetit bëri të ditur sot se, për shkak të motit të keq, në disa segmente rrugore ka prezencë të ujit dhe në këto kushte mund të rritet rreziku i përfshirjes në ngjarje rrugore. Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, Policia e Shtetit ka rritur prezencën e shërbimeve të Policisë, në akset rrugore, duke monitoruar qarkullimin nëpërmjet makinave inteligjente, radarëve automatikë, mjeteve të tjera logjistike, si edhe me mjete të paloguara. Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve, që të respektojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit dhe të mos pëerdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit. Drejtuesit e automjeteve dhe të motomjeteve duhet të ndjekin dhe të zbatojnë me rigorozitet udhëzimet e Policisë Rrugore dhe të telefonojnë në numrin 112, për problematikat që mund të hasin gjatë udhëtimit të vështirësuar për shkak të motit të keq. https://ata.gov.al/2022/12/17/moti-i-keq-policia-shton-pranine-ne-akset-rrugore/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments