Policia e Kosovës ka dhënë sot detaje lidhur me mbylljen për qarkullim të pikës kufitare në Merdarë. Sipas Policisë, bllokimi rrugës është bërë afërsisht në kilometrin e dytë në territorin e Serbisë, nga pika kufitare “Merdare” e cila është mbyllur për qarkullim. Policia u bën thirrje qytetarëve që për momentin të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare për qarkullim. “Në orët e vona të mbrëmjes së datës 27.12.2022, bazuar në informacionet e siguruara, nga persona të dyshuar është bllokuar rruga në territorin e Serbisë që e lidhë me Republikën e Kosovës. Një bllokim i tillë i kundërligjshëm ka pamundësuar lëvizjen dhe qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave, andaj ftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët tanë që të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare për qarkullim, duke përjashtuar pikat kufitare “Jarinje”, ”Bernjak” dhe “Merdare”, deri në njoftimin e radhës”, thuhet në komunikatën e Policisë. ATA
Policia: Qytetarët të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare
RELATED ARTICLES