Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEPolicia : Mos kaloni rrugën jashtë vendkalimeve të këmbësorëve

Policia : Mos kaloni rrugën jashtë vendkalimeve të këmbësorëve

Policia e Shtetit apeloi sot të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë është përkushtuar për të ruajtur sigurinë e të gjithë përdoruesve të rrugës. Së fundmi, janë konstatuar në kamera, shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, nga këmbësorë, çiklistë dhe përdorues të patinave elektrike, bëri të ditur Policia e Shtetit në një reagim. Policia apeloi qytetarët të bëjnë kujdes dhe të mos kalojnë rrugën jashtë vendkalimeve të këmbësorëve. “Është jo vetëm shkelje e ligjit, por edhe rrezik për jetën tuaj dhe të tjerëve”, theksoi Policia. Policia apeloi edhe çiklistët dhe përdoruesit e patinave elektrike. “Përdorni vendkalimet tuaja të dedikuara. Kjo ndihmon në mbajtjen e një qarkullimi të sigurt dhe të rregullt për të gjithë”, theksoi Policia. “Policia Rrugore e Tiranës është e vendosur për ndëshkimin e çdo shkeljeje të rregullave të qarkullimit. Siguria rrugore është përgjegjësi e të gjithëve!”, thuhet në reagimin e Policisë së Shtetit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments