Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, ditën e sotme duke u nisur nga temperaturat shumë të larta, kanë shpërndarë ujë për drejtuesit e automjeteve dhe për pasagjerët, kryesisht për fëmijët e vegjël. Ministria e Brendshme, teksa shpërndan foto nga aksioni i policisë kufitare, shkruan se “Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, nisur nga temperaturat shumë të larta, kanë shpërndarë ujë për drejtuesit e mjeteve e pasagjerët’, thuhet në njoftim. Temperaturat kanë arritur në vlera të larta gjatë ditëve të fundit në vendin tonë, teksa të premten pritet një rënie e lehtë.atsh