Policia Kufitare e Kapshticës ka reaguar mbrëmjen e sotme lidhur me fluksin në rritje të qytetarëve dhe automjeteve që lëviznin në drejtim të shtetit grek. Në njoftimin për mediet, policia sqaron se “për shkak të fluksit në rritje, Policia Kufitare shtoi në maksimum numrin e sporteleve, konkretisht me 5 sportele në dalje dhe 3 në hyrje të Republikës së Shqipërisë”. Njëkohësisht, thekson policia kufitare, Shefi i Stacionit të Policisë Kapshticë mori kontakt me homologun në palën greke me qëllim që edhe policia kufitare greke të shtonte sportelet. Pas takimit mes dy policive, pala greke shtoi sportelet dhe menjëherë filloi lëvizja e njëtrajtshme duke eleminuar radhët e krijuara për shkak të fluksit të madh që kishte në orët e pasdites. Policia deklaron se “aktualisht në këto momente, situata është normale në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë dhe nuk ka qytetarë e automjete në radhë”.0 ATA