Policia e Tiranës dhe Autoriteti i Kontrollit Ushqimor, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, kanë zhvilluar kontrolle në afërsi të shkollave për cilësinë e ushqimeve që tregtohen për nxënësit. Sipas njoftimit për mediet, bëhet me dije se gjatë kontrolleve ka patur disa të ndëshkuar administrativisht. “Si rezultat i kontrolleve u evidentuan 4 raste të shitjes së produkteve ushqimore, brenda perimetrit të sigurisë, në disa shkolla në Tiranë, dhe u ndëshkuan administrativisht, nga Policia Bashkiake, shtetasit përgjegjës”, bën të ditur Policia e Tiranës. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me AKU-në dhe me Policinë Bashkiake, në zbatim të planit të masave të hartuar në funksion të Paketës së Sigurisë në shkolla, kanë ushtruar kontrolle në afërsi të shkollave, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe për parandalimin evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive”, vijon njoftimi. “Si rezultat i kontrolleve, janë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative, nga Policia Bashkiake, 4 shtetas, të cilët shisnin produkte ushqimore brenda perimetrit të sigurisë, në disa shkolla në Tiranë”, përfundon njoftimi i Policisë së Tiranës.
Policia e Tiranës dhe AKU kontrolle për sigurinë ushqimore në afërsi të shkollave
RELATED ARTICLES