Drejtoria e Policisë së Kosovës ka shpërndarë sot 41 vetura të reja për njësitë patrulluese, në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për rritjen e kapaciteteve operative në rritjen e sigurisë për qytetarët.
Policia e Kosovës thekson se pajisja me automjete të reja do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e bashkëpunimit me komunitetin, rritjen e transparencës institucionale dhe forcimin e besimit të qytetarëve në organet e rendit.





