Policia e Kosovës do të bëhet me objekt modern në Leposaviç

0
1

Në vazhdën e përmirësimit të infrastrukturës së sigurisë dhe kushteve të punës, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha, kanë vendosur sot gur-themelin e objektit të ri të nënstacionit policor tek Ura e Bistricës në Leposaviq.

Objekti i ri modern do të jetë në shfrytëzim të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për luftimin e kriminalitetit, mbrojtjen e kufirit dhe sigurinë e vendit.

“Nga një zyre që kemi gjetur në dispozicion të ruajtjes së kufirit me Serbinë sot kemi 9 nënstacione me policë të përkushtuar e në shërbim të Republikës sonë. Do të vazhdojmë në ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve për të përballuar me sukses sfidat e ardhshme”, ka shkruar Sveçla në Facebook.