Policia franceze arrestoi dje në mbrëmje të paktën 719 persona gjatë trazirave për shkak të brutalitetit të policisë, sipas një vlerësimi fillestar të Ministrisë së Brendshme. Gjithashtu, gjatë trazirave janë plagosur 45 oficerë policie. Ne terren u angazhuan 45 000 oficerë policie dhe mijëra zjarrëfikës. Trazirat u shkaktuan pasi një oficer policie qëlloi dhe vrau një shofer 17-vjeçar, Nahel, gjatë një kontrolli në trafik. Polici i dyshuar për vrasjen e adoleshentit është lënë në paraburgim dhe po përballet me një hetim paraprak për vrasje nga pakujdesia. atsh
Policia arreston 719 persona pas trazirave
RELATED ARTICLES