Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEARSIMPogrami EU4Schools: 11 mijë nxënës mësim në ambiente të reja

Pogrami EU4Schools: 11 mijë nxënës mësim në ambiente të reja

I ngarkuari me punë i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca i uroi sot suksese të gjithë fëmijëve dhe mësuesve shqiptarë, që sot nisin vitin e ri shkollor. Soreca tha se “jemi krenarë që përmes programit tonë kryesor, EU4Schools, më shumë se 11 mijë nxënës dhe 748 mësues fillojnë këtë vit në ambiente të reja”. “Këto shkolla dhe kopshte moderne janë më të forta, më të sigurta dhe më të aksesueshme, të ndërtuara së bashku me komunitetin lokal. 44 shkolla janë të përfunduara dhe 16 janë aktualisht në ndërtim”, theksoi Soreca Soreca u shpreh se krenar për rezultatet e arritura me UNDP në Shqipëri. “Përgjigja e shpejtë dhe efektive e BE-së ndaj procesit të rimëkëmbjes pas tërmetit në sektorin e arsimit në Shqipëri është tashmë një realitet për popullin shqiptar”, tha Soreca. Programi “EU4Schools” po ndërton objektet arsimore të së ardhmes duke ndikuar drejtpërdrejtë në arsimimin më të mirë të fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë sipas standardeve më të larta evropiane. Në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar ka nisur sot viti i ri shkollor 2023-2024. Për herë të parë në shkollë do të shkojnë rreth 29 mijë nxënës, ndërsa në klasat e 10-ta rreth 27 mijë nxënës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments