Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Urban, Anila Denaj deklaroi sot se një nga objektivat e qeverisë është edhe transformimi i peshkimit në një atraksion turistik. Denaj u ndal sot në fshatin Lin në Pogradec, ku u takua me peshkatarë të zonës dhe përfaqësues të Organizatës së Menaxhimit të Peshkimit. Ministrja Denaj i informoi se do të trefishohet sasia e rasatit të peshkut që do të hidhet këtë vit në liqenin e Ohrit. Sipas saj, transformimi i peshkimit në atraksion turistik, pritet të sjellë më shumë rritje ekonomike. “Në takim me peshkatarët e zonës dhe Organizatën e Menaxhimit të Peshkimit të Pogradecit, folëm për ripopullimin e liqenit me trefishim të rasateve të peshkut dhe transformimin e peshkimit në atraksion turistik, për të sjellë më shumë rritje ekonomike”, u shpreh Denaj. Fshati Lin, është një gadishull i vogël, i cili ndodhet në brigjet perëndimore të Liqenit të Ohrit, 20 km larg qytetit të Pogradecit. Lini është përfshirë në listën e zonave të mbrojtura nga UNESCO. Veç fondit nga Skema Kombëtare e Mbështetjes për rinovimin e anijeve, peshkatarët kanë përfituar edhe mbështetje për naftën.
Pogradec: Trefishim të rasatit në liqenin e Ohrit
RELATED ARTICLES